
Diego Simeone beson te përmbysja e madhe kundër Real Madrid. Madrilenët fituan në shifrat 2-1 kundër Atletiko Madrid, në një ndeshje shumë taktike dhe që kishte më pak emocione nga pritshmëria e takimit. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Atletikos u shpreh se ndihej keq për dy golat e pësuar nga ekipi i tij që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke lënë në hije Vinicius dhe Mbappe. Gjithashtu Simeone ka kujtuar historinë e vitit të shkuar kur eliminuam Interin, teksa në transfertë zhvilluan një ndeshje shumë të dobët në të cilën Interi mund ta kishte shkatërruar por fitoi vetëm 1-0, ndërsa në të dytën, e përmbysën duke kaluar më tej.
“Ishte një ndeshje shumë taktike, Reali e nisi më mirë, shënoi një gol që ne mund të kishim bërë më mirë. Ishte një super reagimi nga ne, meritë e madhe që nuk u dorëzuam dhe nuk kishim frikë edhe pse e pësuam golin aq shpejt. Dy golat e parë të tyre janë disa detaje të rëndësishme që e kthejnë ndeshje dhe historinë e kualifikimit në historinë e Realit. E kishim kontrollin e ndeshjes, mund të kishte shkuar ndryshe ndeshja, ne erdhëm këtu për të barazuar ose për të fituar, jo për të humbur kështu. Në dy golat e pësuar duhej të kishim bërë më mirë. Kur ata shënuan golin e dytë, ne vendosëm që të rrezikonim dhe të merrnim përsipër edhe pasojat, mund të kishim pësuar edhe golin e tretë më pas. Kjo na ndodhi vitin e shkuar me Interin kur humbëm 1-0, por në shtëpinë tonë e përmbysëm ndeshjen. Do të më ngeli peng goli i dytë sepse atje po e kontrollonim ndeshjen shumë mirë, i pari ishte i shpejt. Duhet kuptuar se kundër Realit është e vështirë të marrësh përsipër rreziqe sepse humbet ndeshjen, ata kanë Mbappe dhe Vinicius”, tha Simeone. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news