Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shfuqizojë taksën për profesionet e lira.
Gjatë takimit me mbështetës dhe strukturat e PD në Roskovec, Salianji tha se një nismë e tillë është kriminale e cila sjell pasoja për vendin.
Deputeti demokrat shtoi se vendi ndodhet në kushte alarmi prej shpopullimit dhe rëndimi me taksa do sjellë edhe largimin e profesionistëve.
“Cila është kjo Shqipëri që Edi Rama trumbeton? Shqipëria ku janë larguar 700 mijë njerëz? Shqipërinë që e ka tharë Edi Rama nga të rinjtë dhe profesionistët të cilët duan të ikin nga sytë këmbët për arsye se nuk ka drejtësi në këtë vend? Këtu në Roskovec duan të ndërtojnë një TEC që do shkatërrojë të gjithë zonën. Ne do ta kundërshtojmë. Kështu donin ta bënin edhe në Korçë. Dua ta shkatërrojnë kthejnë një burim të rëndësishëm që kanë këta banorë bujqësinë dhe ta kthejnë në zonë për të investuar oligarkët, theksoi Salianji.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co