
Sulmuesi Vinicius Zhunior ka shoqëruar trajnerin Karlo Ançeloti në konferencën e Realit para ndeshjes në Champions. Braziliani ka prekur shumë tema, mes të cilave dhe atë të rinovimit.
“Kam një kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe dua të rinovoj sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi mes të tjerave ai. Duke iu kthyer ndeshjes, sulmuesi ishte i qartë: “Po përmbush ëndrrat e mia me këtë fanellë, po luajmë më mirë dhe shpresoj që të gjithë të japim maksimumin për të zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme para tifozëve tanë”.
Vinicius ka folur dhe për arbitrimin, duke “kopjuar” trajnerin Ançeloti. “Në Europë jemi më të mbrojtur se në La Liga”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL