Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, u aktivizua titullar me skuadrën e Darmshtad në duelin e vlefshëm për javën e 30-të të Bundesligës ndaj Këlnit.
Shqiptari ishte i pafat teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 43-të të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi. Vendin e tij e mori futbollisti Myler.
Gjithsesi Gjasula duhet të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij arriti të triumfonte në transfertë me rezultatin 0-2 falë golave të Klarer dhe Vilhelmson, duke mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës, edhe pse situata duket shumë e vështirë, pasi diferenca me Bohumin e vendit të 15-të është 10 pikë, kur kanë ngelur edhe 4 javë nga fundi.
Në duelet e tjera të paradites në Bundesligë, Lajpcig mposhti Heidenheimin me rezultatin 1-2, Hofenheim ia doli në shtëpi ndaj Mynshenglabah me rezultatin 4-3. Në sfidën tjetër Volfsburgu mposhti minimalisht 1-0 Bohumin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co