U përplas nga makina teksa po bënte vrap, humb jetën tragjikisht atletja shqiptare

u perplas nga makina teksa po bente vrap humb jeten tragjikisht atletja shqiptare

Një 48-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Irlandë. 



Bëhet fjalë për atleten shqiptare, Anila Muçën, nënë e dy fëmijëve, e cila disa ditë më parë u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ajo dhe dy miqtë e saj po vraponin në një park. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës Blennerville, një rrugë e njohur për vrapim, çiklizëm dhe ecje në zonë.

Anila Muça ishte anëtare e klubit Born to Run me bazë në Tralee dhe ishte një atlete e apasionuar, pasi kishte marrë pjesë në një numër të madh maratonash gjatë viteve të fundit.u perplas nga makina teksa po bente vrap humb jeten tragjikisht atletja shqiptareNjë postimin në rrjetet sociale të klubit thuhet:

Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se bukuroshja jonë. mikesha e mirë Anila ka ndërruar jetë pas një aksidenti, lutjet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj të bukur dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për Klerën dhe Klarën që po vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet këtë mbrëmje”.

Kryetari i Bashkisë së Tralee, Mikey Sheehy (FF) në takimin e mëngjesit të së hënës të Qarkut Komunal të Tralee tha se vdekja e Anilës në një mëngjes të bukur të së dielës ndërsa po vraponte ishte “një tronditje e madhe” për qytetin.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →