Organizata AIS e njohur si OpenDataAlbania dëshiron të ndajë me Ju shqetësimin dhe nevojën për ndihmë sa i takon ngritjes së fondeve dhe mbështetjen me grant për të mos rrezikuar mbylljen e një databaza me impakt në transparencës, llogaridhënie, aktivizëm dhe Antikorruspion.
Databaza Transaksione Thesari është një nga Instrumentet më të Rëndësishme për Transparencë, Mirëqeverisje dhe Antikorruspion.
Përmes Open Spending Albania qytetarët kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. OpenSpending zbardh dhe bën të aksesueshme çdo pagesë nga Institucionet Buxhetore drejt klientëve nga 2012 e në vijim. Gazetarët dhe Aktivistët më të guximshëm në vend përdorin të dhënat e Thesarit për të denoncuar raste keqpërdorimi, korruspsioni, klientelizmi dhe konflikti interesi.
Shumë raste të abuzimeve publike edhe në periudha zgjedhore janë zbardhur përmes transparencës së mundësuar nga kjo databazë e mire-strukturuar. Në një rast transparenca me pagesa thesari çoi në inicimin e një procesi për heqje të Mandatit të Deputetit në Gjykatë Kushtetuese për shkak konflikt interesi dhe papajtueshmërie.
Institucioni i Auditit Suprem gjithashtu përdor databazës për të hartuar planet e vlerësim riskut dhe auditimit.
Duke fuqizuar publikun, aktivistët dhe agjencitë antikorrupsion me të dhëna transparente për raste të shëmtuara abuzive, AIS/OpenDataAlbania deri tani ka marrë shpesh pakënaqësi nga njerëz në pushtet dhe biznese pranë tyre apo tentativa për sulme kibernetike të dështuara.
Prej Muajit shkurt AIS është në vështirësi për fonde për mirëmbajtjen, përditësimin, zhvillimin dhe pagesën për hapësirën server. AIS zotëruese e Open Spending Albania konstaton se mungojnë thirrjet për mbështetje financiare për projekte Watchdog dhe Antikorruspion, dhe kërkon ndihmën e donatorëve të mundshëm për mbështetje financiare dhe mundësi aplikimi për grant.
Spending Data Albania është instrument i krijuar nga ekipi programues, ekonomistë dhe aktiviste Antikorruspion pranë AIS/OpenDataAlbania.
Në vitin 2016 – 2018 ky instrument i rëndësishëm u mbështetën nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës si pjesë e aktiviteteve dhe instrumenteve të Projektit Money, Government and Politics ndërsa në periudhën 2021 – 2023 u mbështet nga Ambasada Suedeze përmes Programit Open Data Access and Transaprency over Sectors exposed to Risk of Corruption.
Për 2024 e vijim Organizata AIS edhe pse ka aplikuar, nuk ka mundur të sigurojë ri-financim për të vijuar punën në ndihmë të aktivistëve dhe gazetarëve.
Në kërkojmë ndihmën tuaj përmes njoftimeve për thirrje të hapura, apo mundësisë për financim me grant, me dëshirën për të mos mbyllur një nga instrumentet më të rëndësishëm në forcimin e Transparencës, Llogaridhënies dhe kulturës Watchdog në Shqipri.
Lufta Antikorupsion, Aktivizmi dhe fuqizimi i aktorëve Watchdog mbeten momente të rëndësishme për vende post tranzicion si Shqipëria. Reforma në Drejtësi dhe Institucionet e reja kanë ende punë për të konsoliduar rezultate kundër Keqqeverisjes dhe Pandërshkushmërisë.
Mbetemi të hapur për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj
me dëshirën e mirë për të siguruar një grant të ri për të mbajtur ON dhe për të mos mbyllur data bazën OpenSpendingAlbania.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co