
Igli Tare mund t’i japë fund pushimeve së shpejti. Ish-sulmuesi shqiptar është gati për të nisur një tjetër histori suksesi në Serinë A. Sipas Xhanluka Di Marcios, Tare është kandidati më i favorizuar për t’u emëruar drejtor sportiv i Milanit.
Kardinale ka zhvilluar një takim kokë më kokë me secilin prej Bertës, Paratiçit dhe Tares. Pas takimeve të zhvilluara, duket se ish-drejtori sportiv i Lacios ka bindur më tepër drejtuesit e Milanit. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një zyrtarizim të marrëveshjes në ditët në vijim./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news