
Tifozëve të Milanit u është sosur durimi. Kriza e rezultateve të skuadrës kuqezi ka bërë që ultrasit të reagojnë në mënyrën e tyre. Mbështetësit besnikë të Milanit kanë vendosur që sot të protestojnë duke hyrë me vonesë në stadium.
“San Siro” është i boshatisur në prag të sfidës kundër Lacios, teksa tifozët kanë vendosur të hyjnë në stadium në minutën e 15 si shenjë proteste për rezultatet negative të skuadrës së tyre të zemrës. Ata kanë shpalosur një baner, ku shruhet: “Lojtarë, trajner dhe drejtues, na keni acaruar durimin”./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news