Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim të ashpër në rrjetë sociale në lidhje me një video që i kanë montuar së fundmi në Tik-Tok. Këngëtarja pretendon se video hedh baltë mbi emrin e saj.
Myrtezaj shkruan se deri më tani ka heshtur për shpifjet, por tashmë të gjithë ata që do e bëjnë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në insta story. Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një nga çifteve më të njohur të estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co