“NATO po luan me zjarrin”, ish-Presidenti rus: Nëse cenohet integriteti i vendit tonë, nuk do ta shmangin dot luftën

nato po luan me zjarrin ish presidenti rus nese cenohet integriteti i vendit tone nuk do ta shmangin dot luften
nato po luan me zjarrin ish presidenti rus nese cenohet integriteti i vendit tone nuk do ta shmangin dot luften

Moska nuk ka plane të sulmojë asnjë vend të NATO-s, diçka që është e qartë për këdo që ka dyshime në Perëndim, ka deklaruar zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev.

Duke komentuar stërvitjen “Steadfast Defender 2024” të NATO-s, më e madhja që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ai vuri në dukje se NATO ishte “duke luajtur me zjarrin në një mënyrë shumë të rrezikshme”.

“Ne nuk planifikojmë të sulmojmë asnjë nga anëtarët e bllokut. Kjo është e qartë për të gjithë njerëzit e arsyeshëm në Perëndim. Megjithatë, nëse ata merren me lojëra dhe cenojnë integritetin e vendit tonë, ata do të marrin menjëherë një përgjigje të përshtatshme,” u shpreh Medvedev.

“Kjo të thotë një gjë, një luftë e madhe që NATO nuk do të mund ta shmangë”, theksoi ish-Presidenti rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →