Një peshkop, i cili u godit me thikë në një kishë të Sidnejit, deklaroi se “po shërohet shpejt” dhe se ”e fal agresorin”, shkruan BBC.
Në një mesazh audio, Mar Mari Emmanuel i bëri thirrje komunitetit të qëndrojë i qetë. Policia thotë se ”sulmi, i cili u transmetua drejtpërdrejt dhe plagosi katër persona, ishte një akt terrorist me motive fetare”.
Kjo shkaktoi një trazirë jashtë kishës ku ishin mbledhur mbështetësit e zemëruar të peshkopit. Një 16-vjeçar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, u arrestua për ngjarjen, por nuk u akuzua për asnjë krim.
Në fillim të kësaj jave, Mike Burgess, kreu i Organizatës Australiane të Inteligjencës së Sigurisë, tha se autoritetet po hetonin videot që dyshohet se kapnin të dyshuarin duke bërtitur në arabisht dhe duke iu referuar “profetit”.
Në klipin katër minutësh të peshkopit Emmanuel, të postuar nga Kisha në rrjetet sociale të enjten, ai thotë se i ”fal ata që e kanë kryer këtë akt”.
“Unë do të lutem gjithmonë për ju. Dhe kushdo që ju dërgoi për ta bërë këtë, unë gjithashtu e fal atë në emrin e fuqishëm të Jezusit”, theksoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co