Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka ironizuar Bardhin.
Duke iu referuar vendimit të KiE për ta hequr Shqipërinë nga monitorimi për çështjet e të drejtave të njeriut, Majko tha se kolegët e PS ose kanë punuar shumë si delegacion, ose Basha ka tradhtuar më shumë.
“Kuvendi duhet të ishte informuar sot për vendimet e KiE për Kosovën dhe Shqipër8iunë. I bashkohem kolegut Shehu për vlerësimet që bëri. Por ka një hap tjetër, një vendim tjetër që duhet kujtuar si një moment procedurial i rëndësishëm. Ky Parlament ka një delegacion të rëndësishëm, që gjej rastin ta falënderoj, siç është vendimi për heqjen e Shqipërisë nga monitorimi për çështjet e të drejtave të njëriut. Zoti Bardhi në këtë atmosferë korrupsioni, KiE mori një vendim që është tregues se ose kolegët tanë kanë punuar më shumë se sa duhet, ose zoti Basha ka ‘tradhtuar’ më shumë se sa duhet. Zoti Basha, është humor.”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co