
Milani ka humbur dje në transfertë ndaj Bologna 2-1 dhe ka humbur shumë terren nê luftën e Champions League. Shumë polemika ka shkaktuar goli i parë i pësuar te Milani teksa Fabbiani preku topin me dorë te Bologna para se Castro ta dërgonte në rrjetë.
Por sipas rregullores, arbitri Mariani nuk ka gabuar dhe goli ishte i rregullt. Rregulli numër 12 në IFAB i referohet këtij rasti dhe arbitri kishte të drejtë. Atje thuhet: “Topi i prekur aksidentalisht me dorë që çon në shënimim e golit nga shoku i ekipit ose krijimin e një rasti për gol, nuk do të quhet më shkelje”.
Pra në këtë rast çdo gjë ishte e rregullt, ndërsa goli do të anulohej vetêm nëse Fabbiani që preku topin me dorë do të kishte shënuar vetë dhe nuk do të shërbente për Castro-n. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news