
Punimet për ndërtimin e mini-fushës së re me bar artificial në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” janë drejt përfundimit dhe pritet që shumë shpejt ajo të jetë gati për përdorim.
Mini-fusha është ndërtuar brenda një kohe të shkurtër falë punës intensive dhe angazhimit maksimal të FSHF-së, duke siguruar një infrastrukturë cilësore dhe funksionale.
Kjo hapësirë brenda “Shtëpisë së Futbollit” do të shërbejë për aktivitete të ndryshme stërvitore të ekipeve Kombëtare, si dhe për organizimin e eventeve të tjera nga Federata e Futbollit.
Ndërkohë, me ritme të larta po vijojnë edhe punimet për ndërtimin e fushës së tretë me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit”.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news