“Nuk ka asnjë ide për futbollin”! Cassano kërkon shkarkimin e trajnerit të Juventusit: Edhe po të fitojë Serinë A, prapë nuk e ndryshoj mendimin

nuk ka asnje ide per futbollin cassano kerkon shkarkimin e trajnerit te juventusit edhe po te fitoje serine a prape nuk e ndryshoj mendimin
nuk ka asnje ide per futbollin cassano kerkon shkarkimin e trajnerit te juventusit edhe po te fitoje serine a prape nuk e ndryshoj mendimin

Cassano mendon se Thiago Motta duhet të shkarkohet te Juventusi. Ish-futbollisti i njohur italian njihet për deklaratat e tij kontroverse dhe këtë herë në shënjestër është vendosur trajneri i bardhezinjëve. Pas eliminimit nga Champions League dhe Kupa e Italisë, Thiago Motta ka marrë kritika të ashpra nga Cassano.

“Për mua Thiago Motta duhet të largohet. Mund të fitoj edhe Serinë A, por nuk ndryshon asgjë. Nuk mund të fshish të gjithë muajt katastrofik të mëparshëm. Me blerjet e bëra në verë, prisja situatë tjetër. Shumë lojtarë janë zhvlerësuar, nuk ka asnjë ide për futbollin, asnjë përmirësim. Edhe nëse do të rrinte dhe do të fitonte Serinë A këtë sezon, do të thosha se ishin të tjerët shumë të neveritshëm që e lanë kampionatin në duart e Juventusit, jo se ishte merita e Juventusit.

E shoh gotën krejtësisht të zbrazur këtë herë, klubi ka bërë investimi të shkëlqyera, por trajneri ishte katastrofë. Për shembull nuk e kuptoj sesi lë Thuram në stol që për mua është lojtari më i mirë te Juventusi. Shpeshherë nis që të mendoj se çfarë i kalon në kokë këtij trajneri, nuk e kuptoj dot fare”, tha Cassano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →