Agjentët e Koniasporit në Shqipëri për sulmuesin e Egnatias, rrogozhinasit mund ta shesin në verë

agjentet e koniasporit ne shqiperi per sulmuesin e egnatias rrogozhinasit mund ta shesin ne vere
agjentet e koniasporit ne shqiperi per sulmuesin e egnatias rrogozhinasit mund ta shesin ne vere

Ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit e kanë ndjekur nga afër edhe disa vëzhgues specialë. Bëhet fjalë për përfaqësues të klubit turk të Koniasportit, ku luan aktualisht sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, si dhe ish-lojtari i Kukësit, Valon Et’hemi. “Panorama Sport” zbulon se ata kanë pasur në fokus lojtarin turk të rrogozhinasve, Melih Ibrahimoglu, të cilët mund ta transferojnë në merkaton e verës, nëse e kanë pëlqyer dhe nëse klubet bien dakord për kushtet. Ibrahimoglu është bashkuar me Egnatian në merkaton e dimrit dhe deri tani ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Ai luannë pozicionin e sulmuesit anësor dhe është i ri në moshë, 23 vjeç.

Klubi i Koniasporit e shehsi një alternativë për të forcuar skuadrën e sezonit të ri, kur rregullat në futbollin turk dotë ndryshojnë me synimin për të mbështetur më shumë lojtarët vendës. Ibrahimoglu ka nënshtetësi turke, edhe pse ka lindur në Austri, ku është rritur edhe futbollistikisht te klubi injohur i Rapidit të Vjenës.

Më pas ka luajturnë Holandë me Harakles, ndërsa në janar tëkëtij viti vendosi të veshë fanellën e Egnatias. Gjasat janë që të largohet prej saj pasdisa muajsh për të luajtur në vendin e tij, nëTurqi. Për detaje të tjera duhet pritur përfundimi i kampionatit. Egnatia këtë sezon ka shitur disa lojtarë të spikatur dhe radhën duket see ka Ibrahimoglu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →