
Fati nuk ka qenë në krahun e Ardian Ismajlit këtë mbrëmje. Mbrojtësi shqiptar luajti sot ndeshjen e parë që pas rikthimit nga dëmtimi. Me shiritin e kapitenit në krahë, Ismajli hyri në fushë dhe udhëhoqi ekipin për 45 minuta kundër Juventusit, duke e mbajtur portën të pakërcënuar nga bardhezinjtë.
Por fatkeqësisht për të, ndëshja zgjati vetëm një pjesë loje për lojtarin e Kombëtares shqiptare. Ky i fundit pësoi një lëndim gjatë fundit të pjesës së parë të takimit, çka bëri që në të dytën të përfundonte në stol. Një tjetër dëmtim për Ardian Ismajlin pak javë përpara përballjes së kuqezinjve me Anglinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me diçka serioze, apo do të jetë një lëndim i lehtë që do të kalojë shpejt./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news