Flamur Noka, i ftuar në studion e News24, ka paralajmëruar se dita e hënë do të nisë me protestë nga ana e opozitës, që më pas do të ketë vijueshmëri, që vjen si pjesë e aksion të tyre.
Ai tha se në vijim protesta do të përfshijë bllokim dhe paralizim të institucioneve, pasi sipas në vendin tonë nuk ka demokraci dhe opozita nuk do reshtë deri sa ta rikthejë.
“Protestë të hënën në orën 16:30, para Parlamentit. Në kuadër të aksionit tonë opozitar dhe mosbindjes civile, para një Parlamenti që nuk është më i shqiptarëve, por i krimit, inceneratorëve, siç rezultoi dhe nga intervista e Ahmetajt.
Ende nuk dihen detajet, nesër Këshilli Kombëtar mblidhet në orën 5, dhe një nga pikat e diskutimit do të jetë protesta.
Nesër do të ketë axhendë opozita bllokime, paralizim të institucioneve të këtij shteti, jo nesër, në vazhdimësi. Ky vend nuk mund të funksionojë pa demokraci, ne nuk do reshtim”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co