Komisioni për TIMS-in/ “Tentativë e qartë e PS për të penguar punimet”, Salianji në “Open”: Ndërhyrja në sistem, për interes politik ose…

komisioni per tims in tentative e qarte e ps per te penguar punimet salianji ne open nderhyrja ne sistem per interes politik ose
komisioni per tims in tentative e qarte e ps per te penguar punimet salianji ne open nderhyrja ne sistem per interes politik ose

Deputeti demokrat dhe njëherazi kryetari i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, përmes një komunikimi në emisionin “Open” është shprehur se kërkesat për informacion të këtij komisioni janë depozituar tashmë.

Ai u shpreh se retorika e Partisë Socialiste është për të mbrojtur elementë kriminale të lidhur me këtë rast.

Sipas tij ka indicie dhe të dhëna që ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë për llogari të grupeve kriminale ose interes politik.

“Kërkesat për informacion që kanë kërkuar ekspertët janë votuar nga komisioni dhe ka dalë 7 me 6 sepse deputetët e mazhorancës nuk ishin në komision, por kjo nuk është detyra jonë që të sigurohemi që ata të jenë aty. Ne kemi depozituar kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. Gjithçka që ka të bëjë me retorikën e PS është për të mbrojtur elementë kriminale. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur, ndaj kemi komision, por kemi indicie që ndërhyrja është bërë për llogari të grupeve kriminale ose interes politik.
Ky person vetëm dy javë pas ngritjes së komisionit është në arrest shtëpie, ndërsa ka qëndruar ky njeri në detyrë për 10 muaj të tjera pas sinjalizimit. Ne duhet të shohim nëse ka fshirje të dhënash apo jo. Të gjitha kërkesat e bëra janë të vlefshme. Nuk hyjnë në punë justifikimet pavarësisht tentativës së qartë për të penguar punimet”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →