Reagimi i KLP ndaj sulmeve të Metës drejt kreut të SPAK, ish-prokurori: Duhet të reagojë edhe ndaj Asamblesë së PS-së kur Rama…

reagimi i klp ndaj sulmeve te metes drejt kreut te spak ish prokurori duhet te reagoje edhe ndaj asamblese se ps se kur rama
reagimi i klp ndaj sulmeve te metes drejt kreut te spak ish prokurori duhet te reagoje edhe ndaj asamblese se ps se kur rama

Duke marrë shkasë nga reagimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndaj deklaratave të Ilir Metës në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, ish-prokurori Eugen Beci tha në “Open” në News 24, se KLP duhet të reagojë edhe ndaj sulmeve të kryeministrit Rama në drejtim të prokurorëve.

“KLP-ja të njëjtin reagim duhet të bëjë kur ka Asamblenë Partia Socialiste dhe kur kryetari i mazhorancës del dhe sulmon dhe intimidon prokurorët e prokurorive të Tiranës. Të njëjtën mbrojtje duhet të bëjë KLP-ja për të qenë e baraslarguar nga pikëpamja politike.

Pjesa e Metës për të argumentuar dhe për të dhënë si politikan që ka qenë pjesë e reformës është normale me argumente dhe procedurë. Është më normale të thotë që këto çështje janë çështje që ai edhe i ka cituar, janë çështje që nënkuptojnë përkatësinë politike, mbajtjen e krahut politik nga SPAK.

Kemi procedura të cilat janë shkelur në kundërshtim me Kushtetutën dhe procesin penal dhe atëherë do të hynim në një vijë normale argumenti por kur shtohet me epitete, sigurisht që nuk realizohen mirë. Është forma gabimi”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →