“Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv për anëtarësimin”, deputeti ukrainas flet shqip në KiE: Kosova është Evropë!

jam i sigurt qe do te kete vendim pozitiv per anetaresimin deputeti ukrainas flet shqip ne kie kosova eshte evrope
jam i sigurt qe do te kete vendim pozitiv per anetaresimin deputeti ukrainas flet shqip ne kie kosova eshte evrope

Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) ku po diskutohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Dua të përgëzoj Kosovën. Jam i sigurt që do të ketë vendim pozitiv dhe Kosova e meriton 100 për qind. Është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë ne. Sepse, bota e lirë duhet të bëhet bashkë. Bota e lirë duhet të jetë e bashkuar. Tiranitë e perandoritë po përpiqen të bëjnë hakmarrje. Shikojeni çfarë po ndodh.  Putini po përpiqet ta rindërtojë perandorinë ruse… Shikoni çfarë po ndodh  në Ballkan, ku Rusia po përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit, të ketë luftëra të tjera. Ky hap është kundër kësaj… Kosova duhet të jetë anëtare e KiE, anëtare e BE-së. Kosova është Evropë dhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Goncharenko sipas raportimit të mediave në Kosovë.

Deputeti ukrainas në fund të fjalës së tij ka pasur edhe disa fjalë për Serbinë, duke i bërë thirrje t’i shkëpusë lidhjet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →