Retklif mbyll mensën, tani stafi ka vetëm fruta/ Pronari i Junajtid heq drekën dhe shkurton 200 puntorë

retklif mbyll mensen tani stafi ka vetem fruta pronari i junajtid heq dreken dhe shkurton 200 puntore

Pronari i minorancës së aksioneve të Mançester Junajtid, Sër Xhim Retklif, ka vendosur ta mbyllë mensën e stafit në “Old Trafford” dhe të zëvendësojë vaktet e drekave falas për punonjësit e klubit me fruta. Miliarderi është duke bërë shkurtime të shpenzimeve dhe “The Guardian” ka zbuluar se hapi i fundit është vendimi për të mbyllur mensën e stafit në “Old Trafford”.



Mensa hapet rregullisht nga ora 11:30 deri në 13:30 dhe stafit i lejohen ushqime të ngrohta falas, çaj dhe kafe. Por, në vend të kësaj, tani do të ofrohen frutat për ata që punojnë në stadium, ndërsa punonjësit e ditës së ndeshjes do të vazhdojnë të përfitojnë një drekë të plotë. “SunSport” zbuloi se si janë marrë masa të ngjashme shtrënguese edhe në qendrën stërvitore të “Djajve”, në Kerrington. Opsionet e drekës në mensën “Carrington” janë reduktuar në vetëm supë dhe sanduiçe për të gjithë, përveç lojtarëve të ekipit të parë. Ky vendim erdhi pasi mbi 250 anëtarë të stafit u shkurtuan dhe më shumë të tjerë pritet të largohen në javët dhe muajt e ardhshëm.retklif mbyll mensen tani stafi ka vetem fruta pronari i junajtid heq dreken dhe shkurton 200 puntore

Gjatë një takimi në klub dje, administratori Omar Berrada, njoftoi se Mançester Junajtid do të bëjë deri në 200 shkurtime të tjera, për të kthyer bilancet pozitive të klubit për herë të parë pas 5 vitesh. “Kemi humbur para gjatë pesë viteve të fundit dhe kjo nuk mund të vazhdojë”, tha drejtuesi i klubit.

Njeriu më i pasur i Anglisë anuloi edhe festën vjetore të Krishtlindjeve të klubit, ngriti çmimet e biletave dhe shkurtoi fondet për bamirësi që ndihmonte ish-lojtarët, duke shkaktuar pakënaqësi si brenda klubit, ashtu edhe tek tifozët. Për më tepër, ekipeve U-18 të Junajtid iu mohua mundësia për të luajtur në “Old Trafford” në raundin e pestë të “FA Youth Cup”. Retklif ka premtuar se do ta ringrejë klubin dhe masat që ata po marrin, janë një hap i domosdoshëm.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →