“Braktiseni Biden”, Presidenti amerikan përballet me zemërimin e votuesve arabo-amerikanë për Gazën

braktiseni biden presidenti amerikan perballet me zemerimin e votuesve arabo amerikane per gazen
braktiseni biden presidenti amerikan perballet me zemerimin e votuesve arabo amerikane per gazen

Lufta në Gazë dhe qëndrimet e Presidenti Joe Biden ndaj saj, po luajnë rol edhe në fushatën e tij presidenciale për një mandat të dytë. Kjo ishte e qartë gjatë një vizite të tij në shtetin e Miçiganit të enjten, ku sindikata e Prodhuesve të Automjeteve tha se do të mbështeste kandidaturën e tij në zgjedhjet e nëntorit. Por ky lajm i mirë për fushatën e presidentit demokrat, u zbeh nga zemërimi në rritje për mbështetjen e SHBA-së për luftën e Izraelit në Gazë që mund t’i shkaktojë atij humbjen e votës së arabo-amerikanëve në këtë shtet kritik për fitoren e tij.

Presidenti Biden përshëndeti anëtarët e sindikatës, mbështetja e të cilëve është e rëndësishme për garën e tij. Por ndërsa ai fliste brenda selisë së sindikatës rreth 150 demonstrues pro-palestinezë protestonin jashtë, ndërsa policia qëndronte në gatishmëri.

Përpara mbërritjes së zotit Biden, një grup i quajtur “Të braktisim Bidenin”, mbajti një konferencë për shtyp me mesazhin se ai nuk ishte i mirëpritur në Miçigan.

“Besimi që i kemi dhënë me votat tona është tradhëtuar plotësisht pasi ne ndihemi të mashtruar dhe sikur nga kanë grabitur paratë e fituara me punë, të cilat ai ia ka kushtuar Izraelit, duke shkaktuar humbjen e jetëve të pafajshme”, thotë Farah Khan e kësaj lëvizjeje.

Miçigani ka përqindjen më të madhe të arabo-amerikanëve në raport me popullsinë në Shtetet e Bashkuara dhe ata në përgjithësi votojnë pro kandidatëve demokratë, çka do të thotë se tërheqja e mbështetjes së tyre mund të ndikojë në votat elektorale të nevojshme për të fituar.

Ky shtet ka anuar vitet e fundit gjithnjë e më shumë nga Partia Demokrate, duke kontrolluar të gjitha nivelet e qeverisjes së shtetit për herë të parë në katër dekada./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →