Qendërsulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, doli në media përpara ndeshjes së nesërme kundër Arsenalit në Champions.
“Ka qenë një sezon zhgënjyes në ligë për ne deri më tani dhe unë e përgëzoj Bayer Leverkusen për atë që ka arritur. Nuk e kemi arritur nivelin tonë, por nesër kemi një mundësi të madhe në shtëpi dhe duam të arrijmë diçka të madhe. Ne kemi shumë përvojë dhe shumë prej nesh kanë luajtur ndeshje të rëndësishme dhe është koha për të ngritur standardet tona, kemi besim te vetja”.
Bundesliga? Për mua, të luash këtu është një përvojë e madhe, ka klube të forta si Leverkusen që kanë bërë mirë edhe në Evropë. Më pëlqen shumë të luaj këtu. Objektivi ynë tani është të ruajmë vendin e dytë” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co