Meta sulmon kreun e SPAK: Kushëriri i Nuredin Dumanit! Ai “karafil” mund të kapë ndonjë “laraskë”, por PL ka 300 mijë “Vojo Kusha”

meta sulmon kreun e spak kusheriri i nuredin dumanit ai karafil mund te kape ndonje laraske por pl ka 300 mije vojo kusha
meta sulmon kreun e spak kusheriri i nuredin dumanit ai karafil mund te kape ndonje laraske por pl ka 300 mije vojo kusha

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.

Ilir Meta: Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë.

Nuk ka ekzistuar asnjë sulm imi si President apo kryetar i PL ndaj SPAK-ut. E kam bërë të qartë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte kapje flagrante e SPKA dhe Prokurorisë sepse në këtë mënyrë u kap KLP.

[embedded content]

Ju prisni të thotë kushëriri i Nuredinit që ka takuar McGonigalin? Të thotë që ka shkuar disa herë të Fier tek zoti Kastriot Ismanili që të dëshmonte kundër Ilir Metës që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procedimin ndaj Ilir Metës, mbi bazën e një delokuenti që është dënuar për dhunë në familje, ky që thërret dëshmitar Ilir Matën që e ka vendin në burg…

Nuk presim sinqeritet e integritet nga një i papërgjegjshëm që thotë publikisht se gjykata do vendosë atë që thotë prokuroria. Nuk presim ndonjë integritet nga dikush që ka hyrë thellë në lojërat politike të Ramës.

[embedded content]

Nuredini pavarësisht se është një personazh i një bote që e ka zgjedhur vbvetë, ka për mua një integritet më të madh se kushëriri i tij, sepse ky është zgjedhur për të repsoektuar Kushtetutën, pëtr t;i hsërbyer drejtësisë e për t’u bërë vegël e shëmtuar e politikës. Mnuredini ka bërë vrasje, port ky karajfil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit në vend.

Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë botën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →