Feston 60-vjetorin, Hansi Flik pret dhuratë një fitore nga Barcelona në Kupë: Kualifikimi vendoset në Madrid

feston 60 vjetorin hansi flik pret dhurate nje fitore nga barcelona ne kupe kualifikimi vendoset ne madrid

I angazhuar maksimalisht për ndeshjen e vajtjes gjysmëfinale në Kupën e Mbretit kundër Atletikos së Madridit, për trajnerin e Barcelonës e hëna ka qenë një ditë intensive.



Ai ka festuar 60-vjetorin e lindjes, duke marrë urimet e të gjithë ekipit, maskotës së klubit, por dhe të tifozëve blaugrana. Përveç fryrjes së qirinjve Flik, natyrisht që një mendje e ka pasur te ndeshja. Në një farë mënyre një provë edhe revanshi, pasi ishte Atletiko që e mundi në ndeshjen e fundit të vitit 2024, duke i marrë dhe kreun e renditjes, që e ka rimarrë tashmë.

Flik nuk ka refuzuar askënd, duke falënderuar të gjithë për urimet e dhuratat. Më pas… Atletiko. E gjithë vëmendja te “colchoneros”, ku ai që i ka hapur më shumë telashe është Lamin Jamal që me shumë gjasa nuk do të jetë gati për takimin.

NDESHJA – “Është një ndeshje e re, gjithçka nis nga e para. Për më shumë që është ndeshje kupe që ka të tjera specifika në krahasim me kampionatin. Atletiko është një ekip i madh. Ata kanë mbrojtësit, sulmuesit më të mirë… do të jetë një ndeshje e vështirë”.

JAMAL – “Do të duhet të presim dhe të shohim nëse ai mund të luajë, por unë e shoh situatën pozitive, duke pasur parasysh atë që ka thënë mjeku”.

PAK PUSHIM – “Me sa kam dëgjuar, Benfika ka një javë pushim para se të përballet me ne në Champions. Nuk jemi të lumtur për kalendarin, por nuk është në dorën tonë. Ndonjëherë është e vështirë të flasësh me Federatën dhe La Ligën, e kam parë edhe në Gjermani. Do të përpiqemi ta menaxhojmë mirë”.

MOMENT KYÇ – “Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje. Tani jemi të fokusuar te Kupa, e cila është më e rëndësishmja. Mentaliteti i ekipit është i mrekullueshëm, është i jashtëzakonshëm. Dhe atmosfera është ajo që më pëlqen vërtet dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

REVANSH PËR NDESHJEN E LIGËS – “Pozitiv është fakti që mësuam se mund të luajmë futboll më të mirë. Në atë takim treguam një nivel të lartë. Duhet të përfitojmë nga rasti për të shënuar, gjëja e rëndësishme është të shënojmë gola. Dhe duhet të kemi parasysh se janë dy ndeshje dhe jo vetëm një. Nuk do të vendoset në ndeshjen e parë”.

KUPA VAJTJE-ARDHJE – “Të them të drejtën nuk mendoj që tani për ndeshjen e kthimit. Nëse ka dy ndeshje tani dhe e para është këtu dhe jo larg… Ne duam të luajmë. Ne luajmë në shtëpi fillimisht, kjo është e gjitha. Ne kemi nevojë për tifozët, që të na japin mbështetjen e tyre”.

DATËLINDJA – “Unë jam thjesht një vit më i madh. Nuk është e rëndësishme. E di vetëm nëse shikoni numrin. Nuk ka problem, jam mirë. Nuk do të fle shumë për shkak të moshës. Por jam mirë, jam i shëndetshëm, kam një familje fantastike dhe një klub të mrekullueshëm”.FDGHLEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →