Duke komentuar sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, opinionisti Fitim Zekthi, i ftuar në studion e “Open” në News 24, tha se zyrtarisht të dyja vendet janë në luftë.
“Pika e vlimit ka mbërritur. Zyrtarisht dy vendet janë në luftë. Kanë sulmuar interesat respektive. Varet e gjitha nga presioni ndërkombëtar. Natyra e pushtetit është e tillë që pushteti legjitimohet dhe konstruktohet duke projektuar armiq. Kryeministri i Izraelit ka interes që ta identifikojë fuqimisht armikun që është Irani apo Hamasi dha ta dalë përpara popullit të vet për të luftuar këta armiq gjigant.
[embedded content]
Ashtu sikurse qeveria e Ajatollahut në Iran rilegjitimon pushtetin e vet. Netanyahu do bëjë gjithçka që të sulmojë dhe do shohë sa i madh do jetë presioni ndërkombëtare. Ideale për Netanyahun është të sulmonte dhe ndërkombëtarët ta përkrahin, pra Amerika, Gjermania, Franca. Ata e kanë bërë të qartë se nuk do t’i bashkëngjiten dhe kanë kërkuar që Izraeli të mos sulmojë. Për shkak të presionit do ta shtyjë në kohë dhe mund të bëjë ndonjë sulm kibernetik”, tha Zekthi.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co