Hije dyshimi për trukim në gjysmëmaratonën e Pekinit, atletët kenianë i falin fitoren kinezit (VIDEO)

hije dyshimi per trukim ne gjysmemaratonen e pekinit atletet keniane i falin fitoren kinezit video
hije dyshimi per trukim ne gjysmemaratonen e pekinit atletet keniane i falin fitoren kinezit video

Trukimet vijojnë të jenë një problem i madh në botën e sportit. Rasti i fundit vjen nga gjysmë-maratona e Beijingut, ku tre atletë kenianë lënë  si fitues kinezin He Jie. Kenianët ishin dukshëm të shkëputur nga pjesa tjetër dhe dukej se në metrat e fundit do të rivalizonin me njëri-tjetrin për vendin e parë. Por, në mënyrë të papritur ata stopuan duke i “hapur krahun” kinezit që u shpall fitues. He Jie fitoi në kohën 1:03:44, një sekondë përpara Dejene Hailu Bikila, Robert Keter dhe Willy Mnangat.

Ky sport është  sa vjen e merr popullaritet në Kinë, por garat kanë patur përherë organizim të dobët. Në gjysmëmaratonën e Shenzhenit 2018, 258 pjesëmarrës u akuzuan për tentativa mashtrimi.Zyrtarët e garës kanë nisur tashmë një hetim për trukim nga atletët kenianë.

(VIDEO)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →