E bujshme! Bajern Mynih ka piketuar yllin e Interit, bisedimet kanë nisur që në verë

e bujshme bajern mynih ka piketuar yllin e interit bisedimet kane nisur qe ne vere
e bujshme bajern mynih ka piketuar yllin e interit bisedimet kane nisur qe ne vere

Bajern Mynih ka hedhur sytë nga Italia për të përforcuar radhët e tij për sezonin e ardhshëm. Në listën e dëshirave të bavarezëve është një emër të cilin ata e ndjekin prej kohësh dhe bëhet e ditur se e kanë kontaktuar që në verë.



Sipas portalit “Teamtalk”, Bajerni është prej kohësh në kontakt me Hakan Çalhanollu, me të cilin flasin që në verë dhe të cilin tentuan ta afronin që atëherë, por duke marrë për momentin një përgjigje negative.

Tani raportohet se këto kontakte kanë rifilluar dhe drejtuesit bavarezë janë në bisedime si me futbollistin 31-vjeçar, ashtu edhe me Interin. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Interin dhe vlerësohet rreth 40 milionë euro. Çalhanollu me sa duket kërkon një aventurë të re, pas disa viteve në Itali ku u transferua nga radhët e Leverkusenit dhe kthimi në Bundesligë është një opsion që ai e sheh me shumë interes.

Vetë Çalhanollu pranoi në një intervistë pak kohë më parë se kishte interes nga Bajerni për të, por ai ia kishte deleguar gjithçka interit në verë. Zikaltërit asokohe nuk ishin të interesuar për të shitur futbollistin, por pronarët e rinj amerikanë, duket se e shohin situatën me një sy tjetër dhe duke parë moshën e futbollistit turk, janë gati të pranojnë oferta interesante për të.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →