Hakmarrja ndaj Iranit, kabineti i luftës së Izraelit: Kemi të gjitha opsionet në tavolinë! Pse reagimi bie ndesh me deklaratat e Biden

hakmarrja ndaj iranit kabineti i luftes se izraelit kemi te gjitha opsionet ne tavoline pse reagimi bie ndesh me deklaratat e biden
hakmarrja ndaj iranit kabineti i luftes se izraelit kemi te gjitha opsionet ne tavoline pse reagimi bie ndesh me deklaratat e biden

Kabineti i luftës i Izraelit sapo ka përfunduar një takim dhe raportet e mediave thonë se Izraeli dëshiron të ndërmarrë veprime kundër Iranit të koordinuar me SHBA-në.

Channel 12 News raporton se objektivi i Izraelit është të dëmtojë Iranin pa shkaktuar një luftë të plotë. Ky lajm nga kabineti i luftës i Izraelit duket se bie ndesh me komentet që i atribuohen presidentit amerikan Joe Biden.

Zyrtarët kanë thënë se Biden e paralajmëroi Benjamin Netanyahun e Izraelit se SHBA nuk do të merrte pjesë në një kundërsulm kundër Iranit. Më herët, zëdhënësi i qeverisë David Mencer tha në një konferencë shtypi se Izraeli “ruan të gjitha opsionet e tij”.

“Ne rezervojmë të drejtën të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbrojtur këtë vend”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →