ATLETIKË/ Çdo rekord është bërë për t’u thyer! Një 21-vjeçar thyen atë që mbijetonte që nga vitet ‘80

atletike cdo rekord eshte bere per tu thyer nje 21 vjecar thyen ate qe mbijetonte qe nga vitet 80
atletike cdo rekord eshte bere per tu thyer nje 21 vjecar thyen ate qe mbijetonte qe nga vitet 80

Atletika ka tashmë një rekord të ri, në një prej disiplinave të saj më të vjetra. Bëhet fjalë për hedhjen e diskut, i cili i ka një rekordmen të ri. Lituanezi 21-vjeçar Mikolas Alekna, ëhstë mbajtësi i ri i rekordit që rezistonte që nga vitet ’80.

Ylli i RDGj-së, Jyrgen Shult, mbante rekordin botëror të hedhjes së diskut që nga 6 qershori i vitit 1986, kur ai vendosi distancën 74.08 metra. Askush nuk ia kishte dalë të kalonte hedhjen e tij për thuajse 4 dekada.

Por këtë të diel, në Oklahoma në SHBA, ishte 21-vjeçari Alekna ai i cili vendosi rekordin e ri. Ai hodhi diskun 74.35 metra. Fillimisht atij iu llogarit distanca 74.41, por më pas gjyqtarët e garës bënë përllogaritjen e re të këtij rekordi duke e shkurtuar me 6 centimetra largësinë.

“Jam ende i tronditur, është e vështirë të kuptoj atë që kam bërë”, tha djaloshi lituanez. Ndërsa Shult, e pranoi me qetësi se dikush kishte kaluar rekordin e tij. “Kisha 38 vite kohë që të përgatitesha për këtë moment”, tha ai.

Alekna është tashmë kandidati kryesor për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, Virgiljus Alekna, i cili ka qenë kampion olimpik në vitet 2000 dhe 2004.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →