E ardhmja e Nico Zaniolo në udhëkryq. Mesfushori, kartoni i të cilit zotërohet nga Galatasaray, është i huazuar te Aston Villa deri në qershor me të drejtë blerjeje 27 milionë euro, por Zaniolo nuk pritet të qëndrojë në Birmingham. Ai nuk është përshtatur në skemat e trajnerit Unai Emery, teksa ka luajtur vetëm tetë ndeshje titullar deri më tani në Premier League.
Futbollisti italian pëlqehet nga Napoli, napoletanët do të bëjnë një tentativë konkrete verën e ardhshme, duke u fokusuar pikërisht tek dëshira e Zaniolo-s për t’u rikthyer në Serie A dhe për të gjetur një ekip ku mund të ketë h vazhdimësi.
Sa i takon shifrave të operacionit, Galatasaray kërkon minimumi 25/30 milionë euro për ta lënë të lirë atë. Zaniolo dhe agjentët e tij janë informuar për situatën dhe u takon atyre të gjejnë zgjidhje për të ardhmen.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co