
Në Shqipëri janë shpeshherë tallëse dhe ofenduese komentet që vijnë për talentin e Kombëtares, Kristjan Asllani. E gjitha kjo pasi futbollisti shqiptar ka qëndruar për një kohë të gjatë në stol dhe në ato pak minuta aktivizimi, çdo gabim i tij shihet me lupë. I ftuar në një emision sportiv në mediat italiane, legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta ka komentuar ndeshjen Inter-Xhenoa.
Atje Interi fitoi në shifrat 1-0, ndërsa Asllani e nisi nga minuta e parë. Costacurta kishte disa vlerësime pozitive për lojtarin shqiptar, përkundër mënyrës sesi komentohet ky lojtar në vendin tonë. “Për mua surpriza e madhe ishte intensiteti i madh i Xhenoas, një surprizë e vërtetë për t’u parë kundër Interit. Sa i përket Interit, Barella ka gjithçka, është një diamant për futbollin italian. Asllani po rritet me cdo ndeshje aktivizimi, prandaj mungesa e Calhanoglu ndihet gjithnjë e më pak”, tha Costacurta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news