Studiuesi Kastriot Dervishi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se është ndryshuar pllakati i 7 prillit në Durrës.
Dervishi shprehet se ndryshimi është bërë pa leje, nga një organizatë, që kërkon ta bëjë komuniste rezistencën shqiptare ndaj Italisë.
Postimi i studiuesit Dervishi:
Ndryshohet pllakati i 7 prillit
Pllakati kushtuar qëndresës antifashiste të 7 prillit 1939, u ndryshua. Krejt pa asnjë leje, një organizatë që promovon enverizmin si vlerë, kërkon ta bëjë komuniste edhe qëndresën në fjalë. Ja si ishte pak ditë më parë dhe ja si u bë pllakati përkujtimor. Siç edhe dihet, deri në vitin 1942 komunistët ishin në gjumë dhe larg çdo qëndrese antifashiste. Nuk duhet më lavdi dëshmorëve.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co