Policia në Devoll njofton se ka proceduar penalisht një 30-vjeçar nga Fieri, që dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen e tij.
I riu dyshohet se ka kanosur me thikë bashkëjetuesen nga Devolli.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2024, në lagjen nr. 8, Fier, dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, banuese në fshatin Baban, Devoll, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co