Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e 13 prillit.
Ai u shpreh se mund të pritet që situata të përkeqësohet, ndërkohë që ka bërë edhe një analizë të politikës së brendshme të Izraelit dhe rrezikun që kjo sjell në nxitjen e konflikteve të mëtejshme në rajon.
Milo tha se qeveria e Izraelit është një qeveri e emergjencës dhe reflekton edhe interesat e qarqeve ekstremiste, të cilët kërkojnë të mbajnë influencën dhe mbështetjen brenda vendit, me anë të veprimeve ekstreme siç mund të jetë edhe një kundërpërgjigje ndaj Iranit.
[embedded content]
Megjithatë ish ministri përmendi edhe faktin që një gjë e tillë do të tërhiqte ne konflikt edhe aktorë të tjerë, edhe jashtë rajonit, duke pasur parasysh SHBA-të.
“Njerëzit duhet të jenë të përgatitur që të presin edhe një përkeqësim të situatës, kjo u pa që në sulmin e 7 tetorit dhe më pas me sulmin e Izraelit në Gaza. Irani ka qëndruar gjithmonë pas organizatave të tilla që quhen terroriste, siç është Hamasi dhe Hezbollah apo Huthët, duke i ndihmuar me armatime dhe financime.
Besoj se në Izrael është një qeveri e emergjencës nuk ka baza të shëndetshme për të qëndruar në afatgjatë.
Do të tronditet herë pas here pasi pasqyrojnë interesat e qarqeve ekstremiste që kërkojnë që të hakmerren.
Duan të mbajnë kuota mbështetjeje brenda vendit përmes veprimeve ekstreme, siç do të ishte një kundërpërgjigje ndaj Iranit.
Por këtu u bënë bashkë disa faktorë, siç është rreziku i përshkallëzimit që mund të përfshijë aktorë të tjerë jashtë rajonit, siç është edhe SHBA”, tha Milo.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co