“Nuk je aq i zoti për t’u përballur me pyetjet e mia”, debate te Shëndetësia, socialisti: Faleminderit që…

nuk je aq i zoti per tu perballur me pyetjet e mia debate te shendetesia socialisti faleminderit qe
nuk je aq i zoti per tu perballur me pyetjet e mia debate te shendetesia socialisti faleminderit qe

Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu.

Kryetarja e Komisionit, Zheni Gjergji debatoi me socialistin Florenc Spaho. Ndërkohë, Vasili tha se nuk kishte asnjë informacion mbi situatën që ndodhi para pak muajsh.

DEBATI
Gjergji:
Nuk je aq i zoti për t’u përballur me pyetjet e mia!

Florenc Spaho: Ju falënderoj për këtë gjë, se po më dilni zot. Po bën debat me çdo koleg të maxhorancës, mos bëj debat me çdo koleg të maxhorancës, lërja kolegëve të tjerë.

Zheni Gjergji:
Ishe jashtë procedure. Vazhdoni pyetjet zoti Spaho. Lëri ironitë, vazhdo. Mos bëni lohëra fjalësh.

Florenc Spaho: Ne jemi shembull që duhet të na merrni, e keni treguar se çfarë dini të bëni.

Vasili: Që të themi se QSUT nuk ka pasur probleme, kjo nuk është e vërtetë. Duhet një analizë, një bashkëbisedim kolegësh. Nuk mund të thuhet se të gjitha gjërat i di vetëm njëri krah dhe tjetri jo. Po ju hynë në punë mendimi ynë na thoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →