“Më leverdis më shumë tani që nuk jemi në Champions”, Gasperini: Tani kemi një renditje të jashtëzakonshme

me leverdis me shume tani qe nuk jemi ne champions gasperini tani kemi nje renditje te jashtezakonshme
me leverdis me shume tani qe nuk jemi ne champions gasperini tani kemi nje renditje te jashtezakonshme

Atalanta ka reaguar pas eleminimit nga Liga e Kampionëve. Bergamaskët kanë fituar me goleadë 0-5 kundër Empolit. Gasperini është shprehur pas ndeshjes se kjo ishte mënyra e duhur për të ecur përpara. Trajneri 67-vjeçar është optimist pas kësaj fitoreje, pasi sheh një mundësi të mirë për t’ju afruar më tepër Interit dhe Napolit në garën për titullin kampion.

“Sot ishte mënyra më e mirë për të ecur përpara. Fitorja e sotme sugjeron se kemi një renditje të jashtëzakonshme. Objektivi i javës së ardhshme është t’i afrohemi njërit mes Interit dhe Napolit, ose të dyve duke ditur që do të kenë një përballje të drejtpërdrejtë.

A do të jetë përparësi mosluajtja në Ligën e Kampionëve? Lë të shpresojmë. Sigurisht që na vjen keq që nuk do të jemi më aty (në Ligën e Kampionëve). Nëse duhet të tregohem i sinqertë, mua më leverdis tani më shumë që do të kem një javë më të gjatë”, ka thënë Xhan Piero Gasperini./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →