Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, mblidhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB, Guterres: Rajoni përballë rrezikut të një konflikti shkatërrues

sulmi i iranit ndaj izraelit mblidhje urgjente e keshillit te sigurimit te okb guterres rajoni perballe rrezikut te nje konflikti shkaterrues
sulmi i iranit ndaj izraelit mblidhje urgjente e keshillit te sigurimit te okb guterres rajoni perballe rrezikut te nje konflikti shkaterrues

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është mbledhur tashmë për sulmin në Iran pas kërkesës së Izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është i pari që foli, duke thënë se Lindja e Mesme është shumë pranë një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë.

Guterres u kujtoi vendeve anëtare se Karta e OKB-së ndalon sulmet ndaj integritetit territorial të shteteve dhe se parimi i paprekshmërisë së personelit diplomatik dhe konsullor duhet të respektohet.

“Është koha të tërhiqemi nga terreni i vështirë ku situata ndodhet momentalisht. Është jetike të shmanget çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Civilët tashmë po mbajnë barrën e situatës dhe po paguajnë çmimin më të lartë.

Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të angazhuar në mënyrë aktive të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe shpërndarjen e papenguar të ndihmave.

Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të ndaluar dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të de-përshkallëzuar situatën përgjatë Linjës Blu dhe për të rivendosur lundrimin e sigurt në Detin e Kuq. Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të punuar për paqen. Paqja dhe siguria rajonale dhe në të vërtetë globale po minohen çdo orë. As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →