Ilnisa ka gjetur një mënyrë për t’i komunikuar mesazhin e saj Meritonit!
Përmes “Big Love”, banorët kanë marrë mesazhe nga fansat e tyre, familjarë e miq, e për Meritonin nja nga mesazhet ishte nga e dashura e tij. Ilnisa i shkruan se i mungon shumë, teksa në fund i kujton “se loja e shahut nuk do lëvizje spontane”.
“Këto ditë po fle pak, po dua ta dish që jam aty dhe ti je me mua. Dhe parfumin tënd e kam me vete. Më përqafohesh e më puthesh, aq shumë më mungon. Mos harro kurrë se loja e shahut nuk do lëvizje spontane”, ishte mesazhi i saj për Meritonin, që e bëri këtë të fundit të emocionohet e t’i përgjigjet duke i thënë se e do shumë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co