Milan “shtrëngon rripin”, zero afrime, por rrezikojnë të humbasin Maignan, Bayern Munich i prish planet

milan shtrengon rripin zero afrime por rrezikojne te humbasin maignan bayern munich i prish planet

Milan qëndroi në heshtje në këtë merkato dimri, kjo dhe për një arsye të thjeshtë, në fund të këtij sezoni do të ndryshojnë timonier. Të gjithë rrugët të dërgojnë tek Antonio Conte, do të jetë ai pasuesi i Piolit, por një nga kushtet e Contes është që të ketë fuqi absolute në lidhje me merkaton. Për të përmbushur këtë kusht, Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues nuk u nxituan, por i spostuan të gjithë operacionet për në verë.

Conte Pioli
Conte Pioli

Në janar, Pioli shpresonte të kishte të paktën një sulmues të ri në dispozicion, por as kjo nuk ndodhi. Tani, në shtëpinë e “djallit”, do të punojnë për të rinovuar kontratat me disa nga titullarët e ekipet, një prej tyre është edhe Mike Maignan. La Gazzetta dello Sport shkruan se prioritet kryesor është rinovimi i kontratës me portierin francez, kontrata e tij aktuale skadon në 2026.

Mike Maignan
Mike Maignan

Maignan përfiton 3,2 milionë euro në Milano, një shifër shumë e ulët për një kalibër të tillë. Ish portieri i Lillë kërkon 6-7 milion për të firmosur kontratën e re deri në 2028. Për t’i prishur punë Milan dhe për të trazuar Mike Maignan ka menduar Bayern Munich. Sipas Tuttosport, francezi është përfshirë në listën e dëshirave të gjigandit gjerman të cilët kërkojnë të zgjidhin një herë e mirë problemin me portën, kërkojnë një pasues të denjë për Manuel Neuer. Nëse Maignan dhe Milan nuk gjejnë një akord të shpejt, Bayern pritet të paraqitet me një ofertë zyrtare për gardianin francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →