
Ernest Muçi mund të largohet nga Beshikash që në verën e ardhshme. Klubi i Superligës turke pritet të heqë dorë nga lojtari i Kombëtares shqiptare, pas ulje-ngritjeve që ka pasur.
“Fanatik” në Turqi ka zbuluar dhe kërkesën e drejtuesve. Beshiktash është i gatshëm për largimin e 23-vjeçarit, në rast se ofrohen 10 milionë euro.
Kjo shumë përkon dhe me atë të transferimit nga Legia e Varshavës. Kështu në klub kërkohen mbrapsht paratë e shpenzuara para 1 viti.
Kujtojmë se Muçi ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ofertat për të nuk kanë munguar më parë, por asnjë nuk ka bindur për të kryer transferimin.
E.LOCI-PANORAMASPORT.AL