Nga Korça, ku ishte i pranishëm në një takim me delegatët e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda ndaj SPAK.
Madje, duke paralajmëruar ashpër organin e ri të akuzës.
“Nuk kam asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë më duket, se nuk kam parë lajme, se kam punë më të rëndësishme. Zonja Monika përgjigjet vetë. Unë jam përgjigjur vetë. Duhet ta dijë SPAK-u, se nuk dua t’i them tarallaku, Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK përpara, por Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Të bëjnë hetime për kallëzimet që ne kemi bërë, sepse përndryshe pasojat ndaj tyre do të jenë fatale”, tha Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli edhe për përpjekjet e Edi Ramës, për ta inkriminuar forcën që ai drejton apo për ta marrë atë.
“Partia e Lirisë do ta nisë nga vetja, duke i dhënë fund organizimit me gënjeshtra, mbështetur mbi parime të hekurta, që jo vetëm e bëjnë të padepërtueshme këtë parti nga diversionet e Edi Ramës dhe veglave të tij, në drejtësi, polici e në SHIK apo dhe në krimin e organizuar, që ka qenë shumë i interesuar për të ndërhyrë dhe për të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë”, deklaroi ai.
Sipas Metës, qeveria aktuale është e kalbur dhe mbahet vetëm me mekanizmat e Edi Ramës, ndërsa shton se zgjedhjet e 2025 i duken larg.
“Është koha e mposhtjes të një fuqie të kalbur, që bazohet në frikën e imponuar mbi qytetarët shqiptarë dhe mbi paralizimin që i ka bërë opozitës deri tani të ish-lidershipit të saj apo të segmenteve të saj, ka mbaruar. Viti 2025 më duket larg për ndryshim”, shtoi Meta.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co