E papritur nga Turqia/ Nuk është folur për dëmtimin e tij, por Ernest Muçi nuk shfaqet as në stol te Beshiktashi

e papritur nga turqia nuk eshte folur per demtimin e tij por ernest muci nuk shfaqet as ne stol te beshiktashi
e papritur nga turqia nuk eshte folur per demtimin e tij por ernest muci nuk shfaqet as ne stol te beshiktashi

Çfarë po ndodh me Ernest Muçin në Turqi? Aktualisht, askush nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetje. Futbollisti shqiptar pati probleme me dy trajnerët e mëparshëm te Beshiktashi që e ulën shpeshherë në stol. Pasi erdhi Solskjaer, u duk një shpëtim për Muçin që nisi të aktivizohej si titullar. Por pas asaj super ndeshje me Atletiko Bilbaon, shqiptari nisi me luhatjen e formës.

Ai u ul në stol për takimin me Trabzonsporin, por në 10 minutat e aktivizimit shkëlqeu duke dhuruar spektakël. Ndërkohë para ndeshjes së sotme me Eyupspor, Muçi mungon si në fushë ashtu edhe në stol. Në mediat turke nuk ka asnjë raportim për një dëmtim të Ernest Muçit dhe gjasat janë që Solskjaer të ketë pasur një vendim teknik për të lënë shqiptarin në tribunë. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →