Rinovimi me Lazion për Mattia Zaccagni duket gjithnjë e më i largët. Agjenti i sulmuesit të skuadrës italiane, Mario Giuffredi, i intervistuar nga Corriere di Roma, deklaroi se prej disa ditësh nuk kishte komunikuar me numrin një të Lazios, Claudio Lotito, duke konfirmuar se negociatat për zgjatjen e bashkëpunimit kanë qenë të bllokuara prej kohësh.
“Nuk më është lajmëruar askush nga klubi për dyzet ditë. Nuk e di nëse Lotito ka ndonjë gjë tjetër për të bërë, por me sa duket rinovimi i klientit tim nuk është prioriteti i tij” – Tha Giuffredi.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co