“Po të ishte Asllani në vend të Çalha do të ishte masakruar”, tifozët i dalin në mbrojtje mesfushorit shqiptar. Inzagi merr vendimin

po te ishte asllani ne vend te calha do te ishte masakruar tifozet i dalin ne mbrojtje mesfushorit shqiptar inzagi merr vendimin

Kristjan Asllani po mendohet të rikthehet titullar te Interi, që do të sfidojë Xhenoan në kampionat.. Inzagi projekton këtë ndryshim, për ta lënë më tepër pushim Çalhanoglin i cili nuk ka bërë mirë. Mesfushori turk ka zhgënjyer me paraqitjen e fundit ku Interi humbi 1-0 ndaj Juventusit.



Asllani prej ndeshjesh nuk preferohet nga Inzagi. Pas derbit të humbur me Juventusin, tifozët shpërthyen ndaj Çalhanoglu dhe duke i dalë në mbrojtje Asllanit.

Mbështetësit e zikaltërve shpreheshin hapur në rrjetet sociale, si Asllani do të masakrohej, në rast se do të ndodhej në të njëjtën pozitë me Çalhan.

Kujtojmë se Interi e sfidon Xhenoan nesër(e shtunë). Takimi fillon prej orës 20:45.

bandicam 2025-02-21 16-12-33-904 bandicam 2025-02-21 16-12-42-332 bandicam 2025-02-21 16-12-45-414 bandicam 2025-02-21 16-12-51-374

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →