
Nis sot edicioni i ri i UEFA Nations League për vajza, teksa do të zhvillohen ndeshjet e para në çdo ligë (A, B dhe C).
Katër arbitre shqiptare janë caktuar të gjykojnë takimin Poloni – Irlandë e Veriut në grupin B1 të UEFA Nations League për vajza.
Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla asistente. Eglantina Pjetrushaj është në rolin e arbitres së katërt.
Ndeshja Poloni – Irlandë e Veriut do të zhvillohet sot në mbrëmje në stadiumin “Arena Gda?sk” të Polonisë, në orën 20:45.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news