Një politikane tajlandeze është në qendër të një skandali pas publikimit të një videoje nga ana e bashkëshortit të saj. 45-vjeçarja Prapaporn Choeiwadkoh, e cila i përket Partisë Demokratike, kapet mat në shtrat me një murg budist 24-vjeçar që çifti adoptoi vitin e kaluar.
Sipas Daily Mail, e cila publikon videon në fjalë, bashkëshorti 64-vjeçar dyshoi se diçka nuk shkonte kur gruaja e tij nuk e ngriti telefonin. Kështu ai vendosi të udhëtonte 5.5 orë për t’u kthyer papritur në shtëpinë e familjes në Sukhothai nga Bangkok.
Pasi ka hyrë në shtëpi është drejtuar në dhomën e gjumit me celular në dorë, gati për të regjistruar provat e tradhtisë. Pamja që pa, e tronditi atë më shumë sesa priste. Ai kapi mat gruan e tij të zhveshur bashkë me djalin që ata kishin adoptuar vitin e kaluar, me nxitjen e 45-vjeçares e cila thuhet se kishte ndjerë keqardhje për të riun.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co