
Roma ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Europës. Verdhekuqtë kanë mposhtur Porton në “Olimpiko” me rezultatin 3-2. Merita e madhe për këtë kualifikim i shkon Paolo Dibalës. Argjentinasi tundi rrjetën dy herë, përkatësisht në minutën e 35 dhe të 39, duke përmbysur epërsinë e krijuar fillimisht Agehova në minutën e 27.
Roma gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 83-të, por këtë herë autorësia e golit i shkon Pisilit. Porto ngushtoi shifrat në 3-2 falë autogolit të Rençit në minutën e 96, por pa mundur që të ndryshojë fatin e takimit. Në fund festa ishte e gjitha për tifozët e Romës, të cilët nuk nguruan të respektonin edhe Paolo Dibalën, duke u ngritur të gjithë në këmbë dhe duke thërritur në kor emrin e tij në momentin e zëvendësimit./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news