
Një goditje e papritur për Interin. ZIkaltrit do të përballojnë periudhën më të ethshme të sezonit me ndeshje vendimtare për çdo objektiv, pa portierin e tyre titullar Jan Zomer, i cili ka pësuar dëmtim.
Sipas vetë klubit, testet kanë treguar një frakturë në gishtin e dorës së djathtë. Klubi gjithashtu bëri të ditur se në ditët në vijim do të zgjidhet lloji i terapisë që do të ndiqet për riaftësimin e lojtarit, por sipas mediave italiane, ky dëmtim kërkon të paktën 3-4 javë kohë për rikuperim.
Kësisoj, Zomer do të humbasë ndeshjet me shumë rëndësi të Interit duke filluar nga ajo me Xhenoan të shtunën në kampionat, ndeshjen me Lacion në Kupë të martën më 25 shkurt, atë me Napolin në fundjavën e 1-2 marsit, dy ndeshjet e turit me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve si dhe dy ndeshje të tjera në kampionat ndaj Monzës e Atalantës.
Të gjitha sfida vendimtare që mund të përcaktojnë se për çfarë luftojnë zikaltrit në këtë edicon, të cilat ata do t’i luajnë me Josep Martinez, portierin e dytë, mes shtyllave.
PANORAMASPORT.AL